Arijanet Muric, do të vazhdojë të jetë pjesë e Premier League. Portieri i Kosovës, është transferuar tek Ipswich Town, skuadër e cila siguroi ngjitjen dhe në sezonin e ri do të luajë në elitën e futbollit anglez.

25-vjeçari ka mbyllur aventurën me Burnley, pas rënies në Championship, pjesë e të cilëve ishte prej dy sezonesh.

Muric ka firmosur kontratë 4 vjeçare me Ipswich, ndërsa për shërbimet e tij janë paguar 10 milionë euro.

“Jam i lumtur që iu bashkova këtij klubi dhe mezi pres të nis këtë aventurë. E kam parë se si ekipi ka luajtur në sezonin e kaluar dhe ndiej se stili i lojës do të më përshtatet mjaft mirë. Mendoj se është një lëvizje perfekte për mua”, tha Muric në fjalët e para pas transferimit.

Portieri ka dalë nga të rinjtë e Manchester City-t, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me Breda dhe Willem në Holandë, Girona në Spanjë dhe Nottingham e Burnley në Angli. /tvklan.al