Mbi 22 operacione të përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj Italiane kanë vënë në pranga për 3 vitet e fundit 63 persona të përfshirë në trafikun e drogës.

Statistikat zyrtare të policisë së antidrogës në shtetin fqinj, tregojnë për një rënie drastike të sasive të heroinës dhe marijuanës që trafikohen nga Shqipëria për në vendin fqinj.

Intensifikimi i kësaj lufte ishte edhe qëllimi i vizitës së Drejtorit të antidrogës  italiane, Stefano Berretoni në Shqipëri.

Ahmet Premçi:“ Do vazhdojmë të intensifikojmë punën për të pasur një bashkëpunim të drejtpërdrejtë, të vazhdueshëm dhe efektiv me qëllim që të jemi të suksesshëm në luftën kundër grupeve kriminale të krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës që vepron në të  dy vendet.”

Sipas ekspertëve italianë Shqipëria ka tendenca të devijoj nga harta e vendit furnizues. Rastet më të mëdha të furnizimit me droge,  janë evidentuar nga agjente të policisë  më së shumti në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Kosovën./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani