Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan në Kuvend më 26 Korrik pas arritjes së paktit mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në grupin e dialogut për reformën  Zgjedhore.

Me këto ndryshime në zgjedhjet e ardhshme parlamentare garantohet vota e diasporës dhe hapja në masën 2/3 e listës se kandidatëve për deputete. Lidhur me moshapjen e plotë të listave

“Presidenti i Republikës konstaton se kritikat ndaj mekanizimit ligjor të votimit parapëlqyes nisen nga qëllimi legjitim për të demokratizuar më shumë këtë mekanizëm. Nëse votimi parapëlqyes duhet të ndjekë këtë raport, apo duhet të jetë më i zbutur, brenda marzhit që lejon Kushtetuta, kjo është çështje vizionesh dhe kompromisesh politike e ligjore, për të cilat Presidenti i Republikës nuk ka tagër dhe nuk mund të mbajë qëndrim, përndryshe do të vepronte në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve.”

I vetmi kundërshtim për hapjen jo të plotë listave të kandidatëve për deputetë është paraqitur nga një grup i vogël i deputetëve rreth i Lulzim Bashës. 

Ndërkaq qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë do të duhet që të regjistrohen 100 dite përpara datës së zgjedhjeve në gjendjen civile dhe KQZ duke deklaruar adresën e saktë të banimit e vetëm pas kësaj do tu dërgohet fleta e votimit.

Vota e tyre pasi të dërgohet me poste të njohur ndërkombëtare do të numërohet në zonën zgjedhore ku kanë pasur adresën e mëparshme të banimit në vendin tonë.

Klan News