Lajme Arkiva 2003

Pas mbërritjes në vendin tonë presidenti i rajonit të Puglias, Raffaelo Fito u prit në ambientet e ministrisë së jashtme nga zëvendës kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme zoti Ilir Meta, më pas në një takim të zhvilluar e investitorët italian që punojnë në Shqipëri Raffaelo Fito konfirmoi se deri në fund të shtatorit do të hapet në Shqipëri një sportel kreditimi puliez.

Gjithashtu dhoma e tregtisë e rajonit të Puglias do të hapë shumë shpejt edhe zyrën operative. Kjo zyrë do të ndihmojë investitorët italian dhe do të jetë një hap më shumë në marrëdhëniet miqësore që kanë dy vendet tona, ka thënë Raffaele Fito./tvklan.al