Kemi shërbim shëndetësor shtetëror, por marrëdhëniet e krijuara janë private. Nëse sot mjeku paguhet me para në dorë nga pacienti, me miratimin e një pakete të re ligjore nga parlamenti mjeku njeh librezën e sigurimeve shëndetësore e shpërblehet nga kjo skemë. Insituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Banka Botërore kanë prezantuar këtë paketë nga e cila do të ulet korrupsioni.

“Gjatë kohës që do të paraqitet te mjeku te spitali apo te një institucion tjetër i specializuar, nëpërmjet librezës qytetarit do t’i jepet shërbimi falas dhe në fund do t’i jepet dhe fatura me të cilën ai do të garantojë dhe do të sigurohet do të ketë transparencë që për shërbimin shëndetësor që ai ka marrë, do të dijë vlerën të cilën ai ka paguar.”

Por Instituti i Sigurimeve Shëndetësore do të ndihmojë edhe ata që kurohen në klinika private.

“ Do të shkojë të kryejë një operacion, i cili është caktuar që mund të ketë vlerën e tij 10 mijë dollarë, spitali privat e ka 12 mijë dollarë atëherë detyrimi është që 10 mijë dollarë ne do t’ia paguajmë atij dhe në spitalin privat kurse 2 mijë dollarëshin ai do ta paguajë ose duke qenë kontribues në një skemë suplementare ose duke i paguar direkt me pare në dorë.”

Nëse deri dje me librezën rimbursoheshin vetëm ilaçet dhe mjeku i familjes me kalimin e kësaj pakete në parlament edhe shtrimi në spital përfshihet në të. Sipas Minsitrit të Shëndetësisë, krijimi i një sistemi kontributiv do të rrisë transparencën publike e ofrojë kualitet në shërbimin shëndetësor.