Në skenën e Teatrit Kombëtar është prezantuar premiera e veprës së autorit Neil Simon, kapitulli i dytë. Në qëndër të komedisë, kapitulli i dytë është një histori pasionante dashurie. George Schneider interpretuar nga Ndriçim Xhepa bie në dashuri me shikim të parë me Jenny Hello interpretuar në komedi nga Luiza Xhuvani dhe kjo dashuri e gjatë vjen pas ngjarjes tepër të rëndë e cila i ka ndodhur Xhorxhit vdekjes së gruas së tij të parë të cilën ai e ka adhuruar. E kapur në këto dy skaje autori ka thurur një subjekt brilant të dashurisë dhe vdekjes të romancës dhe komplekseve të jetës si faji i bukurisë së familjes të divorcit dhe të tradhëtisë bashkëshortore dhe gjithë kjo nën interperetimin e shkëlqyer të aktorve Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Olta Daku dhe Eli Domfino. Vepra është realizuar me regji të Mehemt Xhelilit. Neil Simon është një nga dramaturgët komediografë më të famshëm në botë. Ai ka shkurar dhjetra drama komedi dhe po kaq skenarë filmash. Në biografinë e tij krijuese atij i numërohen më shumë tituj e çmime se çdo shkrimtar tjetër dhe është i vetmi shkrimtar që ka njohur sukses në Broadëay, qendra më e rëndësishme e prodhimit teatral në Neë York dhe në Amerikë ku janë shfaqur 4 (katër) pjesë në të njëjtën kohë. Pjesët e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe shfaqjet e tij kanë korrur sukses që nga Pekini deri në Moskë. /tvklan.al