Jevgeni Prigozhin shfaqet andej nga se pret. Të gjithë e dinin se shefi i grupit famëkeq të mercenarëve Wagner strehohej në Bjellorusi, që pas rebelimit disa-orësh të 24 Korrikut, kur tentoi të marshojë drejt Moskës, duke i zënë në befasi të gjitha strukturat ruse të sigurisë.

Por në këtë video, 62-vjeçari pretendon se ndodhet në Afrikë, në një zonë në dukje shkretëtirë që nuk e përcakton se cilin shtet.

“Jemi duke punuar. Temperatura është 50 gradë Celsius, ashtu siç e duam edhe ne. Wagner po kryen aksione zbulimi dhe njohjeje të terrenit, për ta bërë Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën, më të lirë”.

Në mesazhin e tij thotë se grupi i tij po përpiqet t’ua bëjë jetën më të drejtë dhe lumtur afrikanëve, ndërsa ekstremistëve islamikë të ISIS-it dhe Al Kaedës, makth.

Wagner është aktiv në konfliktet e vendeve afrikane, të pasura me minerale të çmuara si ari.

Një prej vendeve afrikane ku këta mercenarë mendohet të jetë përfshirë në konflikt është Nigeri, ku një pjesë e kastës ushtarake ka rrëzuar nga pushteti dhe mban nën arrest presidentin Mohamed Bazum.

Tv Klan