Manchester United ka humbur mbrojtësin Noussair Mazraoui, për të paktën dy muaj. Shkak për këtë janë bërë problemet në zemër të marokenit.

Lojtari u zëvendësua ndaj Aston Villa-s dhe testet e fundit kanë zbuluar probleme aritmike në zemër. 26-vjeçari do i nënshtrohet një operacioni dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për disa ndeshje.

Në Angli bëjnë të ditur se lojtari do të jetë jashtë për të paktën dy muaj dhe pritet të jetë i gatshëm vetëm nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Mazraoui u bashkua me Manchester United në merkaton e verës, ndërsa tani do të përballet me një pauzë të gjatë. /tvklan.al