Edhe pse vetëm 400 metrat e fundit të tunelit 3.8 km të tunelit të Murrizit, s’kanë përfunduar ende vështirësitë gjeologjike janë kaq të mëdha sa as zbatuesit e projektit as vetë zv/Kryeministrja Balluku nuk japin një afat të saktë.

Balluku gjatë inspektimit të kësaj të mërkurë thotë se është optimiste që fundi i këtij viti do sjellë inaugurimin e kësaj vepre që është pjesë e Rrugës së Arbrit.

Balluku dhe përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka” që po kryen punimet për ndërtimin e këtij tuneli u ndal në detajet dhe vështirësitë teknike të projektit.

Prej 29 Nëntorit të 2021, Rruga e Arbrit është hapur për qarkullim, e vetmja nyje ende e papërfunduar është tuneli i Murrizit. 

Tv Klan