Vit pas viti, Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor për të kaluar pushimet verore duke kursyer para.

Revista italiane “Si viaggia” e njohur për rekomandimet e saj në fushën e turizmit dhe udhëtimeve ka bërë një listim të 10 plazheve më të mira në Shqipëri ku sipas saj nuk duhet të mungojnë në itinerarin e pushuesve italianë. Bregdeti i jugut konsiderohet si “shtëpia e plazheve përrallore”, ku dielli vazhdon të shkëlqejë edhe pas përfundimit të verës dhe ku çadrat kanë çmime të përballueshme në krahasim me ato në brigjet italiane.

Lista nis me gjirin e Gramës, një vend i izoluar dhe i paprekur nga dora e njeriu. Plazhi i Gjipesë konsiderohet gjithashtu një nga më të bukurit në të gjithë Shqipërinë. Uji i ftohtë në Vlorë është lehtësisht i arritshëm dhe i përshtatshëm për çdo familje. Plazhi i Jalës konsiderohet si një teatër natyror.

Lista vijon me plazhin e Porto Palermos ku nuk duhet lënë pa vizituar as kështjella e famshme veneciane. Plazhi Drymades rekomandohet për rërën e imët dhe ujin e kristaltë. Më pas vjen Dhërmiu që sipas revistës italiane ofron shumëllojshëmri shërbimesh. Lista mbyllet me plazhet e Sarandës, atë të Lukovës dhe në fund Ksamili i cili konsiderohet si kartolina e turizmit shqiptar.

Tv Klan