Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë doganë janë përpunuar rreth 10 mijë qytetarë, nga të cilët mbi 4 mijë në hyrje dhe  rreth 6 mijë në dalje.

Edhe pse largimet nga vendi janë më të mëdha, për shkak të kthimit të emigrantëve shqiptarë në vendet e punës pas pushimeve, nuk janë regjistruar radhë të gjata pritjeje as në palën shqiptare dhe as në palën greke.

Klan News