Gjyakata do të nisë procesin ndaj të akuzuarit për nxitje dhe urrejtje kombëtare ndaj Idajet Beqiri pavarsisht se ai ende nuk është ekstraduar. Seanca e parë për këtë të pandehur do të zhvillohet në 26 dhjetor, gjyqtari Fehmi Petku do të kryesojë çështjen ashtu si edhe për dy të pandehurit e tjerë, Gafurr Adili dhe Taip Mustafai. Procesi ndaj Beqirit u veçua nga ai i dy të pandehurve të arrestuar që në sencën e parë ndaj tyre. Sipas akuzës Idajet Beqiri ka qenë një nga drejtuesit e Armatës Kombëtare Shqiptare të cilës i janë njohur disa akte të dhunshme në Maqedoni. Kjo gjë është mohuar ditët e fundit nga Adili dhe Mustafai. Vendimi i Gjykatës së Tiranës ndaj Idajet Beqirit mund të jepet para se ai të riatdhesohet nga Gjermania pasi procedurat e autoriteteve të dejtesisë së dy vendeve mund të zgjasin shumë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë veprimet dhe dokumentacioni për sjelljen e këtij personi para drejtësisë shqiptare janë kryer brenda afateve të duhura për të shmangur një përsëritje të rastit me të pandehurin e dosjes “Pasaportat”, Edmond Aliaj, i cili u lirua nga autoritetet gjermane./tvklan.al