IFDC, agjensia amerikane nuk ka mohuar se sasia prej 16 mijë tonësh sojë dhe misër që do të mbërrijë në Shqipëri gjatë këtij muaji mund të jetë e modifikuar gjenetikisht.

“Kjo sasi nuk dihet nëse është e modifikuar gjenetikisht apo jo, sepse të gjitha prodhimet që prodhon Amerika apo Kanadaja, nëpërmjet farave të tyre kur kanë dhe farat gjenetikisht të modifikuara, por dhe fara hibride të tjera, nuk kanë asnjë trregues ose nuk kanë detyrim për të trreguar se çfarë sasie misri është prodhuar me fara të modifikuara gjenetikisht dhe çfarë jo”.

Projektligji mbi mbrojtjen e diversitetit që pritet të mbrohet në parlament parashikon ndalimin për një periudhë prej 5 vjetësh të hyrjes në Shqipëri të produkteve të modifikuara gjenetikisht. Produktet e modifikuara gjenetikisht janë shndërruar në objekt konflikti të ashpër global.

Bashkimi Evropian në Maj të vitit 2003 ka vendosur të bllokojë çertifikimin dhe shitjen e produkteve të modifikuara në Europë, sipas qëndrrimit zyrtar të BE nevoitet një qeverisje globale në lidhje me OMGJ, zhvillimi i bioteknologjisë ngre sfidë globale në lidhje me shëndetin njerëzor, mbrojtjen e mjedisit, si dhe me çështjen social ekonomike dhe etike. Në referendumet e zhvilluara afro 65% e Evropianëve refuzuan të gjitha arsyet për të konsumuar produktet e modifikuara gjenetikisht.
Edhe vendet e botës së tretë në luftë me varfërinë kundërshtuan organizmat e modifikuar të friksuar se do të humbisnin eksportet me Europën. Presidenti Amerikan Bush u përfshi personalisht në këtë debat pas refuzimit të vëndeve të botës së tretë të produkteve të modifikuara, duke thënë se Europianët po bllokojnë produktet e modifikuara për shkak të një frike jo shkencore dhe të pa bazuar.

Sipas New York Times Bushi nuk përmendi interesin e fortë ekonomik të çështjes, bllokimi europian i produkteve të modifikuara po i kushton fermerëve Amerikan, korporatave Amerikane disa qindra milion humbje, vlerë të eksporteve Europiane në vit./tvklan.al