Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka shkelur ligjin duke mos i vënë opozitës në dispozicion informacionin zyrtar për projektin e Stadiumit “Qemal Stafa”.

Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka tha se, kryeministri fshihet për të bërë transparencën e këtij projekti, që për opozitën është një aferë korruptive dhe klienteliste.

Edi Paloka, Nënkryetar i PD-së:

“Afati ka skaduar, dhe Edi Rama nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Në vend që të zbatojë ligjin e të përgjigjet Edi Rama ka vendosur të thyejë ligjin e të heshtë. Të heshtë e të mos bëjë transparencë për asnjë nga vendimet e ndërtimit të Kullës dhe qendrës tregtare mbi stadium.Eshtë kjo arsyeja pse ai fshihet. Eshtë kjo arsyeja pse ai dëboi me truproja përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe gazetarët, edhe pse shpalli gjoja një dëgjesë publike.”

Paloka tha se do t’i drejtohet kryeministrit me një tjetër shkresë zyrtare dhe paralajmëroi se çdo hap që hidhet në drejtim të realizimit të stadiumit “Qemal Stafa”do të trajtohet në kuadrin e ligjit anti-mafia sa i përket personave përgjegjës dhe pasurive të krijuara apo investuara.

Tv Klan