Partia socialiste nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për projektligjin për pronat. Për sa i takon kondestimeve të opozitës mbi sekuestrimin e pasurive mbi tatimin e jashtëzakonshëm në vitin 1945, kryetari i Komisionit të Ekonomisë Bufi, thotë se është dhënë verdikti nga Gjykata Kushtetuese.

Ylli Bufi: “Ky nuk është qëndrimi i PS-së, thjesht i PS-së. Në projektligjin e paraqitur nga ekspertët nga OSBE-ja dhe të kthyer në inisiativë parlamentare nga deputetët, kjo është e shkruar për faktin, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Përderisa Gjykata Kushtetuese është shprehur në mënyrë të drejpërdrejtë për këtë çështje, që do të thotë që pronat që janë trajtuar nga ligji, nga efekti i ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm, pra të ‘45-ës, ato nuk kthehen, ne nuk mund të bëjmë një ligj që të themi do të kthehen.”

Për partinë demokratike vendimi i vitit ’45, marrë nga kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimitar, nuk ka atributet e një ligji, ndaj nuk mund të zbatohet. Për sa i takon tavanit mbi pronën, socialistët thonë se kjo do të zbatohet vetëm për pronarët e mëdhenj të tokave bujqësore për të cilët kompensimi ka faturë të lartë për qeverinë. Po kështu Ylli Bufi sqaron se nuk mun d të ketë abrogim të ligjeve të mëparshme, ndërsa çështja e pronësisë së bashkëpuntorëve të fashistëve apo komunistëve do t’i kalojë për diskutim Kuvendit. Ndryshe nga socialistët dhe demokratët republikanët deklarojnë se nuk do të votojnë projektligjin e pronave.

Ali Begeja: “Të zgjidhë siçkurse përcaktohet në një nen, në nenin, në një nen të këtij projektligji të, prona të njihet, të kthehet dhe të kompensohet pa kufizim, pra prona duhet t’i shkojë pronarit të ligjshëm dhe që të bëhet kjo janë një seri amendamentesh të tjera shumë më themelore sesa problemi i ligjit për tatimin e jashtëzakonshëm që duhen të ndryshohen në projektligj.” /tvklan.al