Për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike dhe kalimin e tij nëpërmjet rrugëve transit prokurorë të 12 vendeve të rajonit kanë kërkuar ngritjen e grupeve të përbashkëta të hetimit ndërkufitar.

Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Durrësit grupi këshillimor i tyre shqyrtoi mundësinë e rritjes së bashkëpunimit përsa i përket shkëmbimit të informacionit në rrugë zyrtare.

Përfaqësuesit e akuzës nga 12 vende të rajonit diskutuan në takim krijimin e një tabloje më të qartë të rrugëve ilegale të trafikut të narkotikëve.

Grupi këshillimor i prokurorëve të Evropës Juglindore është një organizëm i themeluar në vitin 2003 në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./tvklan.al