Botuesja Irena To­çe: Në qendër ka një histori dashurie e cila zhvillohet në periudhën e luftës së Qipros

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në bashkëpunim dhe me bashkinë e Tiranës është promovuar libri “Ngjyrat e Zymbylit të Kaltër” i autorit qipriot, Christos Hatzipapas, i cili është sjell në shqip nga përkthyesi Kriso Pulla. Periudha e zhvillimit të këtij libri është koha e luftës së Qipros, e cila solli dhe ndarjen në dy pjesë.

Kriso Pulla (Përkthyes): Rëndësia që duhet t’i kushtojë bashkëekzistencës paqësore, mes njerëzve, komuniteteve pavarësisht etnisë. Qipro ishte para ’74-ës një republikë më vete. Kjo thyerje e bashkëekzistencës solli ndarjen, u bënë pothuajse armike këto komunitete dhe realiteti sot është që gjysma është në Bashkimi Evropian, gjysma tjetër jo. Shihen si vende armiq.

Botuesja Irena Toçe tha se përzgjdhja e këtij libri është bërë duke marr parasysh tensionet aktuale në rajon dhe për të treguar se dashuria triumfon mbi luftën.

Irena Toçe: Është një autor i madh qipriot ky që kemi sjellë. Një nga autorët me shumë emër në letërsinë bashkohore qipriote. Kemi qëlluar në shenjë besoj me këtë libër sepse flitet në të sesi dashuria mund edhe disfatat më të mëdha, siç ka qenë konflikti i 1974-ës. Ka sjellë si pasojë një humbje të madhe njerëzore.

“Ngjyra e Zymbylit të Kaltër”, të mahnit me forcën e të shkruarit, me aftësinë narrative, me fotografimin besnik të atmosferës që mbizotëronte përpara dhe gjatë ngjarjeve tragjike të vitit 1974 që u bë dhe ndarja në Qipros.

Klan News