Një vatër e madhe zjarri ka rënë mesditën e kësaj të enjte në bashkinë e Finiqit. Zjarri ka djegur gjithë sipërfaqen e Parkut Arkeologjik të Finiqit, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në monumentet dhe objektet.

Për shkak të terrenit të vështirë veç forcave të shumta zjarrëfikëse nga Saranda, Finiqi dhe Delvina u desh ndërhyrja me helikopter nga forcat ajrore.

Vatrat e zjarrit nuk janë shuar plotësisht dhe janë aktive pranë fshatit Shijan dhe Mavropull, por po mbahen nën kontroll.

I pranishëm në parkun arkeologjik ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu i shoqëruar nga kryetarët e bashkive Finiq dhe Delvinë si dhe prefekti i Vlorës, Kristo Kiço.

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një pasqyrim të situatës në Finiq. Ai ka theksuar se asnjë monument në sitin e Parkut Arkeologjik të Finiqit nuk është dëmtuar.

Klan News