Pronat e konfiskuara në veri të Milan Radoiçiçit, përgjegjësi për sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar do t’i jepen në shfrytëzim Policisë së Kosovës ka vendosur qeveria në mbledhjen e saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur kritika ndaj Prokurorinë Speciale në Kosovë që ende pas 10 muajsh nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

Ai ka thënë se ky institucion i ndjekjes, ka intervistuar ministren Albulena Haxhiu për një postim në Facebook.

“Në Serbi Radoiçiçi është i lirë. Prokurisë tonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk ju deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë.”

Ministrja Albulena Haxhiu u intervistua për dy ditë me radhë nga Prokuroria Speciale pasi pati pretenduar ditë më parë në një status në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia duke aluduar në ikjen nga burgu të Faton Hajrizit i cili pretendohet se është vrarë në Serbi pasi i njëjti dyshohet se kishte vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër.

Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se shenjat e gishtërinjëve të dërguar nga Serbia rezultojnë të jenë të Faton Hajrizit.

“Megjithëkëtë sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtarë.”

Ai kërkoi të mos heroizohet figura e Hajrizit.

Klan News