Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mitingun e paralajmëruar në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet, kundër miratimi të kodit të ri zgjedhor. Kreu i saj Ilir Meta, ka akuzuar edhe njëherë krerët e dy partive më të mëdha për marrëveshje në dëm të votës së lirë.

Ilir Meta: “Ata nguteshin dhe përparonin pa u ndjerë kulisave të pushtetit, sepse nuk donin që kodi elektoral, marrëveshja e zgjedhjeve për të gjithë shqiptarët të diskutohej në mënyrë të hapur dhe transparente dhe të realizohej në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nuk ka sot shqiptarë që nuk e di se çfarë rreziku mund të vij nga kodi Rama-Berisha apo ndryshe nga kodi i Gërdecit”.

Meta tha gjithashtu se partia e tij është e hapur për të bashkëpunuar në zgjedhje me forca të të majtës dhe të djathtës për të mbrojtur votën e lirë.

Ilir Meta: “Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë forcat politike të majta apo të djathta, me të gjithë aktorët e shoqërisë civile të cilët duan një Shqipëri të lirë, një Shqipëri ku vota e çdo qytetari numërohet dhe shkon atje ku i thotë zemra dhe vullneti i tij i lirë”.

Mitingu i LSI-së i zhvilluar ne sheshin “Skënderbej” është zhvendosur më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ka përfunduar para kryeministrisë me thirrjet për mbrojtje të votës së lirë./tvklan.al

Operator Klodian Keçi