Lajme Arkiva 2003

Hidhen në protesta banorët që kanë pronat përgjatë aksit rrugor Elbasan-Librazhd të korridorit të 8. Firma turke Mapa është detyruar të ndërpresë punimet pasi nuk lejohen nga banorët e fshatrave të Komunës së Labinotit, të cilët kërkojnë më parë kompensimin në para për pronat e konfiskuara.

Banorët e këtyre fshatrave pohojnë se nuk janë kundër ndërtimit të superstradës, por qeveria është ajo që po i gënjen, sipas tyre bankat nuk u japin paratë që u takojnë me ligj.

Prefekti i Elbasanit është takuar me protestuesit të cilët kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën nacionale nëse nuk marrin paratë. Ai u ka premtuar se brenda kësaj jave kjo çështje do të zgjidhet dhe 20 personat apo pronarët e parë do tërheqin paratë e tyre shumë shpejt./tvklan.al