Partia Socialiste e Shqipërisë feston ditën e sotme 33-vjetorin e themelimit të saj, e cila që prej vitit 2005 drejtohet nga Edi Rama. Figura të shquara, ish-deputetët apo edhe funksionarë të lartë, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre kanë qenë pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Festa zhvillohet  në kryeqytet, në selinë e Partisë Socialiste. Gjatë eventit kryeministri Edi Rama duket teksa komunikon me të pranishmit, në një moment pati edhe një përqafim mes tij dhe  Gramoz Ruçit, një prej figurave kryesore të PS.

Gjatë këtyre 33 viteve të krijimit të saj PS ka pasur ndryshime në strukturat e saj, e teksa që prej vitit 2013 ajo është një parti qeverisëse me në krye Edi Ramën.

/tvklan.al