Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Arben Malaj është zgjedhur sot nga deputetët socialistë, kryetar i grupit parlamentar me 63 vota. Në postin e nënkryetarit të grupit parlamentar është zgjedhur deputeti Sadedin Stankaj, me 53 vota kundrejt Spartak Brahos. Deputetët socialistë nuk e kanë votuar propozimin e kryesisë socialiste, i paraqitur nga kryetari Nano, për Ndre Legisin në postin e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist.

Në fjalën e tij kryetari Nano tha, se jemi në fund të mandatit tonë qeveritar ndaj administrata dhe institucioni duhet të angazhohen në realizimin e premtimeve elektorale. Malaj zëvendëson ish-kryeparlamentarin e socialistëve Gramoz Ruçin, i zgjedhur në Kongresin e 4 të PS, si sekretar i përgjithshëm./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame