#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

I ftuar në studio, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho. Një ditë më parë Shqipëria humbi me Gjeorgjinë. Intervista do të fokusohet tek eksperienca dhe çfarë kujton Sylvvinho nga kampionati europian. Ai thotë se “nuk arrita ta shihja golin e Shqipërisë me Italinë se isha duke pirë ujë, pra sa kapa shishen e ujit pa filluar ndeshja, kur më thanë që Shqipëria kishte shënuar”.

Humbja me Gjeorgjinë, Silvinjo për Opinion: Ishte ndeshje kurth, jam i mërzitur me veten

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo e konsideron humbjen e djeshme 1 me 0 me Gjeorgjinë një ndeshje kurth.

Ai thotë se ekipi shqiptar luajti mirë dhe nuk ka për çfarë t’i kritikojë, por është i mërzitur me veten e tij.

Silvinjo u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë dhe Gjeorgjia ishte një ekip i fortë fizikisht dhe i vendosur mirë teknikish në fushë.

Fevziu: Mbrëmë, çfarë nuk shkoi, cfarë ndodhi mbrëmë?… ishte dramatike…

Silvinjo: Një humbje…

Fevziu: Çdo mposhtje është dramatike.

Silvinjo: Po, po e vërtetë, për fat të keq. Stadiumi ishte plot dhe pritshmëritë tona ishin mjaft të mira për të fituar, mbase edhe për të barazuar. Është humbja e parë pas një viti e gjysmë…është madje dhe goli i parë që kemi pësuar në stadiumin “Air Albania” dhe më vjen keq për këtë, por në futboll ndodh gjithcka… gjithsesi futbollistët dhanë maksimumin.

Fevziu: Në futboll kjo është normale, ka humbje, ka fitore, sigurisht që deri tani kemi patur një bilanc pozitiv, por problemi ishte që dje skuadra nuk mundi të reagojë. Në pjesën e dytë, u pa që nuk kishte më forcën për të bërë diçka. Nuk është se kuptoj shumë nga futbolli, nuk jam një ekspert i fushës, është thjesht ndjesia e një prej atyre 20 mijë tifozëve që ishin atje.

Silvinjo: Nuk ishte e nevojshme që të kuptohej shumë, ishte e dukshme kjo. Po, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe këtë e deklarova edhe në konferencën e shtypit pas ndeshjes.

Fevziu: Po thoni që Gjeorgjia ishte më e fortë se ne aq sa nuk mund të kundërvepronim ndaj saj?

Silvinjo: Të gjitha skuadrat e grupit janë të forta, por është një skuadër fizikisht e fortë dhe e rreshtuar mirë nga pikëpamja taktike, një skuadër ku depërtojnë të gjithë dhe bëhet e vështirë, nuk i japin thuajse fare hapësirë skuadrës kundërshtare.

Fevziu: po këtë e dinim para luajtjes së ndeshjes, pasi e kemi parë Gjeorgjinë në kampionatin europian, ishte një skuadër e shkëlqyer, një nga skuadrat surprizë të kampionatit…

Silvinjo: …sigurisht!

Fevziu: …. po mungonte ai reagimi, asnjë goditje nuk realizuam në portën e Gjeorgjisë…

Silvinjo: Po, ishte e vështirë, edhe ndeshja…sipas meje duhej të ishte një barazim, por …

Fevziu: Normalisht duhet të kishte qenë një barazim…

Silvinjo: Ajo ishte një ndeshje që duhet të përfundonte barazim…

Fevziu: Po, pasi nuk kemi ndonjë ndryshim të madh nga ajo skuadër..

Silvinjo: E drejtë!

Fevziu: Pas rezultatit 1 me 0, skuadra nuk reagoi, nuk arriti, nuk pati forcën për të reaguar. Mungojnë lojtarë apo ishte menduar në këtë mënyrë…

Silvinjo: Jo, por e tillë është një ndeshje futbolli, një lojë e vështirë, aspak e lehtë. Unë mendoj që nëse do të kishim shënuar të parët, ndeshja do të kishte përfunduar 1 me 0 në favorin tonë. Ishte e vështirë sepse ishin të dyja skuadra të rreshtuara mirë taktikisht dhe të forta.

Fevziu: Dëgjova që kishit deklaruar pas ndeshjes që kush do të shënonte golin e parë, do të fitonte dhe ndeshjen, pra e dinit 15 minuta para përfundimit që ishte e vështirë të reagohej kundër Gjeorgjisë.

Silvinjo: Në gjysmën e pjesës, siç u pa pjesa e parë ishte sic duhej edhe me lojtarët…

Fevziu: Pjesa e parë shkoi mirë për Shqipërinë …

Silvinjo: Po, por ishte një lloj ndeshje kurth, ecnin, hidheshin në kundërsulm, ata tre ditë më parë kishin fituar  ndeshjen kundër Çekisë 4 me 1…

Fevziu: Jeni i mërzitur me skuadrën, e kam fjalën vetëm për dje?

Silvinjo: Jo, jam i mërzitur me veten time, ka dhe humbje,  por gjithsesi e kaloj, pas dy ditësh jam më i qetë, nuk kam cfarë të them për lojtarët, ata dhanë gjithcka aty në stadium.

“Na pëlqen të pijmë kafe, të darkojmë”, ku ngjajnë shqiptarët e brazilianët sipas Sylvinho-s

Në një bisedë për futbollin, por edhe përtej futbollit në emisionin “Opinion” në Tv Klan, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ndau edhe eksperiencën e tij me qëndrimin në vendin tonë. Stili i jetesës i pëlqen e në veçanti ushqimi, por edhe ngjashmëria që brazilianët kanë me shqiptarët.  Trajneri evidenton disa pika të përbashkëta mes dy vendeve.

Blendi Fevziu: Mister ju nga cili vend i Brazilit vini?

Sylvinho: Sao Paolo.

Blendi Fevziu: Sao Paolo. Ngjan me Shqipërinë? Jeta e Brazilit, nuk flas vetëm për Sao Paolo-n. Sao Paolo është qyteti më i madh i botës, diçka tjetër.

Sylvinho: Sao Paolo ka gjithcka, e gjithë bota është në Sao Paolo. Për sa i përket raportit të ngjashmërisë midis një braziliani dhe shqiptari, jemi të ngjashëm.

Blendi Fevziu: Ku ngjasojmë?

Sylvinho: Mendoj karakteri, jemi të ngjashëm, edhe në futboll, na mjafton të fitojmë nja dy ndeshje e fillojmë e themi që jemi më të mirët, jemi në rrugë të mbarë, kurse një humbje na bën të lëkundshëm, të humbasim pak besimin, njerëz që u pëlqen jeta, të pijnë kafe, të flasin, të darkojnë bashkë, ka shumë ngjashmëri si natyra me shqiptarët

“Nuk e pashë golin e Bajramit ndaj Italisë”, Silvinjo: Momenti më i vështirë dhe ai më i lumtur në “Euro 2024”

“Kisha marrë një gotë ujë, sapo kishte filluar ndeshja dhe nuk e pashë sot golin e Bajramit”, kështu është shprehur trajneri Silvinjo lidhur me momentin më epik të ndeshjes Shqipëri-Itali në Euro 2024.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Silvinjo ka folur dhe për momentin e tij më të vështirë dhe atë më bukur gjatë rrugëtimit të kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian.

Fevziu: Në Gjermani, cili është për ju vetë momenti më i vështirë që keni përjetuar?

Silvinjo: Kur pashë Italinë që përmbysi rezultatin e ndeshjes në harkun e 5 minutave.

Fevziu: Në 5 minuta, ky paska qenë momenti…

SilvinjoPo në 5 minuta.

Fevziu: Nuk mund të bëje dot asgjë…

Silvinjo: Jo sepse Italia është një skuadër që më pas mbyllet, izolohet në terheqje, janë mësuar me kampionate europiane, botërore të fitojnë, jo vetëm të marrin pjesë. Aty gjysma e skuadrës ka fituar titull kampion në Serie A, thuajse e gjitha tre vjet më parë.

Fevziu: Cili ishte reagimi juaj kur patë golin e Bajramit?

Silvinjo: Nuk e pashë!

Fevziu: Nuk e patë?

Silvinjo: Kisha marrë një gotë ujë, sapo kishte filluar ndeshja… Ndjesë Blendi, por nuk e pashë.

Fevziu: Nuk e patë?

Silvinjo: Po e pashë më pas, kisha marrë ujin, kur ishte Pablo, Ervin Bulku dhe thirrën gol, gol dhe unë nuk e pashë dot…

Fevziu: Nuk e keni parë një video virale të Francesco Tottit që thotë pa filluar ndeshja…

Silvinjo: Jo!

Fevzu: Shikojeni pak çfarë goli ka bërë?

Silvinjo: Po, shumë i shpëjtë, po po !

FevziuE pabesueshme! Ia vlejti se e ngriti në këmbë, e ndezi të gjithë stadiumin…

Sivinjo: Patjetër, një përvojë e jashtëzakonshme…

Fevziu: Po momenti më i bukur, që ju dhuroi më shumë kënaqësi të themi, cili ka qenë?

Silvinjo: Ndeshja me Kroacinë. Midis nesh, ne e shohim ndeshjen qetësisht…

Fevziu: Me Kroacinë, gjithmonë sipas meje se nuk jam specialist, por mendoj se mund ta mbyllin ndeshjen që me pjesën e parë apo jo. Ku gabuam?

Silvinjo: Dukej se ndeshja ishte e mbyllur, por ata e përmbysëm rezultatin, deri në fund barazuam, por u luajt e gjithë ndeshja prej 90 minutash, jam dakord me këtë, për fitore.

Silvinjo: Kombëtarja Shqiptare është në ndryshim, po krijon mentalitet fituesi

Shqipëria mori pjesë për herë të dytë në një Kampionat Europian, kësaj radhe nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, braziliani Silvinjo u shpreh se Kombëtarja Shqiptare ka hyrë tashmë në një fazë ndryshimi, duke patur mentalitet fituesi.

Sipas trajnerit, këtë gjë e provon edhe fakti që të martën kur Shqipëria humbi 1 me 0 me Gjeorgjinë, ishte humbja e parë dhe goli i parë i shënuar nga një skuadër kundërshtare në stadiumin “Air Albania” prej më shumë se 1 viti.

Megjithatë, sipas brazilianit, ky është një proces i gjatë që kërkon kohë dhe eksperiencë, duke përfshirë pjesëmarrjen në Kampionate Europiane dhe Kampionate Botërore.

Fevziu: Në Ligën e Kombeve  kemi edhe dy ndeshje të tjera në tetor, dy në nëntor, kemi ende rrugë për të bërë përpara. Dua t’i kthehem kampionatit europian të futbollit në Gjermani. Tani në distancën normale të disa muajve, pas tre apo katër muajve që le të themi që pritshmëritë edhe reagimet emocionale janë më të ftohta, cfarë mendoni, cila ishte ajo gjë që nuk funksionoi ashtu sic duhet tek ne, përvecse ishim në një nga grupet më të vështira që nuk është parë në kampionatet e mëparshme europiane?

Silvinjo: Po, e vërtetë kjo! Por Blendi, unë mendoj që pas shumë muajsh, tre apo katër muaj, kemi mësuar shumë, jemi rritur shumë si federatë, si futbollistë, si staf, edhe unë vetë. Unë kam përvojën e një kampionati botëror me Kombëtaren braziliane në cilësinë e një bashkëpunëtori sigurisht ne 2018 në Rusi dhe për mua këto dy kampionate janë shumë të përafërta, sigurisht kampionati europian si Trajner i parë  ishte dicka e jashtëzakonshme. Mendoj se bëmë të pamundërën përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë në një grup mjaft të ndërlikuar e të vështirë…

Fevziu:  Por dicka që la vend për diskutime, unë personalisht kam qenë në ndeshjen me Spanjën dhe të gjithë ishin të kënaqur, e kam fjalën për tifozët, rezultat i ngushtë 1 me 0, Shqipëria bërë një ndeshje të bukur sipas nesh… por me Itali cfarë ndodhi?…me Italinë kishim një Shqipëri që nuk reagonte. Ishte e kundërta e asaj që ndodhi më pas me Kroacinë dhe Spanjën

Silvinjo: Po, nëse i kthehemi shkurtimisht  kampionatit Euro 2024, në ndeshjen e parë skuadra pati një lloj rënie psikologjike, nuk është aspak e lehtë, pasi ti duhet të luash në europian. E mbaj mend mirë pasi i kemi parë të gjitha ndeshjet e EURO 2024 për të mësuar më shumë, edhe ne nuk është se luajtëm sic duhet me Italinë…

Fevziu: Nuk qe një lojë e mirë ajo e jona me Italianë, duhet ta pranojmë, përse, cfarë ndodhi?

Silvinjo: Është cështje debutimi…

Fevziu… mos ndodhi shpejt goli?

Silvinjo:….debutimi i parë është gjithmonë i vështirë, pasi nuk je mësuar të luash me atë nivel loje ndeshjet  …

Fevziu: Në c’kuptim, ndeshjet e kampionatit europian?

Silvinjo: Ndeshjet e europianit janë ndryshe, botërori dhe europiani janë krejt ndryshe, mund të bësh ndeshje kualifikuese, miqësore, mund të shkosh edhe ne Uembli të luash me Anglinë, por europiani dhe botërori janë dicka krejt ndryshe, dicka tjetër.

Fevziu: Imagjinoni të futesh në një stadium me 50 mijë tifozë shqiptarë që vinin nga gjithë bota, i gjithë stadiumi ishte veshur me ngjyra kuq e zi, sigurisht gjithë kjo atmosferë me pritshmëri të mëdha, por unë kam një pyetje tjetër. E kam parë kombëtaren që nga viti 1980 në një ndeshje që e mbaj mend kur isha fëmijë. është thënë gjithmonë që Shqipëria nuk ka një mentalitet fitues. Futej gjithmonë në fushë për të marrë një barazim apo për të patur një dizavantazh minimal. Po Shqipëria e tanishme, ajo e Silvinjos e ka një mentalitet fitues?

Silvinjo: Ne përpiqemi për këtë, mendoj që janë edhe statistikat….

Fevziu: A e kanë lojtarët, për ju e di që e keni se jeni brazilian, keni fituar 5 kupa bote, po flasim për lojtarët shqiptarë.

Silvinjo: Unë mendoj se ka një limit e që mund të punohet, për shembull që kemi një vit e gjysëm që nuk humbasin në shtëpi, që nuk u është shënuar as edhe një gol. Mendoj se këto janë të dhëna të rëndësishme. Kualifikimi në kampionatin europian, kur humb vetëm ndeshjen e parë me Poloninë, kjo do të thotë diçka….

Fevziu: …bënë madje një lojë të shkëlqyer ajo Shqipëri për mendimin tim…

Silvinjo: E drejtë! Por sigurisht kur fiton apo barazon, pra nuk humbet , unë mendoj se pas kësaj ti dalëngadalë arrin të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve. Edhe kjo është pjesë e procesit dhe e punës.

Fevziu: Sigurisht edhe futbolli ka ndryshuar, po ndryshon, më parë kishin disa skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Italia, kurse tani është Uruguaj, tani janë pothuajse të gjitha skuadrat të forta. Nuk bën dot dallim….por gjithsesi fitojnë gjithmonë të njëjtat skuadra, por ndeshjet që zhvillohen janë të ngjashme në nivel. Cfarë po ndryshon tek futbolli? A po bëhet më global?

Silvinjo: Edhe kjo, pasi edhe ndihmon teknologjia prej mëse 10 vjetësh. Ne mund ta shohim kundërshtarin në të gjitha mënyrat e mundshme, pjesën e sulmit, mbrojtjes, ka shumë punë për të bërë, pas cdo ndeshje gjeja bëhet edhe më e vështirë , por është edhe e vërtetë Blendi që ka edhe një limit, kufi. E dimë që Brazili, Argjentina, Gjermania, Anglia kanë skuadra shumë të forta. Por një ndeshje është 90 minuta…

Fevziu: A ka lidhje mentaliteti? Pjesa psikologjike?

Silvinjo: Po ka lidhje, por…

Fevziu: Për shembull një lojtar i Brazilit . Ju vetë keni luajtur për Brazilin zbret  gjithmonë në fushë me idenë që do të fitojë, të fiotojë kupën e botës, të fitojë ndeshjen, e njëjta gjë edhe për një lojtar gjerman, por një skuadër si Shqipëria, që numëron më shumë humbje sesa fitore, ekziston ky mentalitet që ndoshta të krijon pak probleme…

Silvinjo: Nuk di të them nëse është një problem për t’u përmbysur, për t’u ndryshuar …

Fevziu: Duhet ndryshuar!

Silvinjo: Sigurisht që ne po ndryshojmë.

Fevziu: Sigurisht, tani kemi një gjeneratë lojtarësh që nuk luan në Shqipëri, por pjesa më e madhe e tyre vijnë nga jashtë , janë fëmijë emigrantësh nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia që nuk kanë mentalitet humbjeje aktualisht, por përse vallë nuk janë aq  të pathyeshëm psikologjikisht sa duhet të ishin?

Silvinjo: Po por kemi një rrugëtim këtu…

Fevziu: Kemi një rrugëtim?

Silvinjo: Po sigurisht. Për t’u bërë një skuadër që shkon në një kampionat botëror apo europian më e fortë duhet të ketë bërë dy apo tre europianë, dy botërorë, duhet kohë për të arritur këtë lloj rritjeje. Ka një proces ku duhet mësuar…

Fevziu: Që kërkon kohë, duhet punë….

Silvinjo: Patjetër që po, sigurisht!

Fevziu: ….për të arritur në një nivel të tillë…

Silvinjo: …patjetër!

Fevziu: Po shembulli i Gjeorgjisë, hera e parë në Kampionatin Europian. Ka një skuadër të bukur, edhe dje u vu re.

Silvinjo: Po, po ecin mirë, dicka e ngjashme si me ne.

Fevziu: Silvinjo nëse mund t’ju pyes, pse janë aq të gjatë në krahasim me ne këta gjeorgjanët?

Silvinjo: Konstrukti i tyre fizik.

Fevziu: A i patë , ishim gati 10 cm më të gjatë se lojtarët tanë.

Silvinjo: Është skuadër fizikisht shumë e fortë. E strukturuar shumë mirë.

Kritikat për zgjedhjen e lojtarëve, Sylvinho: Nuk kam asgjë personale, ky është futboll

Trajneri i kombëtares, Sylvinho, e sheh mjaft pozitivisht të ardhmen e futbollit shqiptar. Në një bisedë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai vlerësoi punën e bërë dhe nxiti edhe trajnerë të tjerë pas tij që të jetojnë e punojnë pranë ekipit sepse gjithçka ka ndryshuar.

Një pikë tjetër e bisedës ishin kritikat ndaj zgjedhjeve të tij. Jo pak herë, tifozët apo njohës të sportit  shprehin pakënaqësi apo dyshime për lëvizjet e trajnerit. Sylvinho tha se nuk ka asgjë personale me lojtarët, por nuk mund të ecë me 23 prej tyre gjithë vitin.

Ai pranon se si të gjithë kolegët, has probleme në këtë pikë por preferon që ta diskutojë me lojtarin dhe gjithçka vazhdon përpara.

Blendi Fevziu: Dua t’ju pyes, paçka se është e vështirë për t’iu përgjigjur: cila mendoni do të jetë e ardhmja e futbollit shqiptar, edhe nëse do jeni apo jo në stolin e trajnerit, apo dikush tjetër do vijë pas jush, a jeni optimist apo jo?

Sylvinho: Shumë! Pa kurrfarë dyshimi!

Blendi Fevziu: Përse?

Sylvinho: Me Sylvio-n apo Sylvio-n! Sepse është tashmë i zhvilluar, ka avancuar, ka bërë shumë kalime. E ka parë dhe federata, edhe kombi punën e bërë. Unë nuk e di, kam firmosur një kontratë, nuk e di kur,  por edhe një trajner tjetër pas meje duhet që të vijë këtu të punojë, të jetojë këtu. Gjithçka ka ndryshuar.

Blendi Fevziu: Ndiheni i kënaqur këtu?

Sylvinho: Shumë!

Blendi Fevziu: Pyetja e fundit: nuk e di si është në Brazil, por jam i sigurtë që e keni dëgjuar që në Europë, në Shqipëri, në Ballkan, stafi teknik i Kombëtares  ka pak a shumë 2 milion e gjysmë …

Sylvinho: Trajnerë?

Blendi Fevziu: Po, trajnerë…këtu të gjithë marrin vendime e thonë që ky nuk duhet të zbresë në fushë, pse nuk e zëvendësoi këtë apo atë, si ndiheni kur dëgjoni të gjithë këto diskutime?

Sylvinho:Të lumtë! U kam thënë lojtarëve, edhe në të gjitha konferencat e shtypit, kur pyetet për lojtarët, vetë lojtari duhet ta kuptojë që nuk e kam personale, kur e fus në kombëtare, nuk është se njëri më pëlqen më shumë apo tjetri më pak. Ky është futboll, në kombëtare thërritesh, nuk kemi të bëjmë me një shoqëri që ti ecën me 23 lojtarë gjithë vitin. Dua të them nuk e kam personale me ta, mua më duhet të marr përsipër që ta sjell apo jo në kombëtare një lojtar, më pas janë tre milionë veta të tjerë që thonë se çfarë duhet bërë.

Blendi Fevziu: A e dini se Edi Reja ka patur probleme edhe me vetë lojtarët. Nuk ishte dakord, nuk i fuste në lojë, i linte në stol, etj. A keni dhe ju këtë problem?

Sylvinho: Të gjithë i kemi, por duhet punuar. Unë kam dëgjuar Carlo Ancelloti-n dje në në intervistë të shkëlqyer dhe tha: “unë jam gjithmonë pranë lojtarëve”, dhe jam dakord me të, duhet ecur përpara…

Blendi Fevziu: Pra që nuk keni asgjë personale me lojtarët, në këtë kuptim…

Sylvinho: Ky është një avantazh, kur ke lojtarë të një niveli të rëndësishëm, fatmirësisht e kam bërë, dhe nuk është problem për mua, shkoj tek lojtari dhe flas me të. Diskutohet, flitet dhe rritemi e zhvillohemi së bashku

“Jashtëzakonisht i bukur”, Silvinjo zbulon vendin që i ka lënë mbresa në Shqipëri

“Jam mësuar të jetoj këtu, të ha mirë, keni gatime të mrekullueshme”, kështu është shprehur trajneri i Kombëtares Silvinjo në lidhje me mënyrën e tij të jetesës në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Silvonjo ka treguar se ka vizituar Dhërmiun, për të cilin ka thënë se është jashtëzakonisht i bukur. Gjatë rrëfimit, Silvinjo ka zbuluar se edhe bashkëshortja e saj e viziton herë pas here Shqipërinë.

Fevziu: Si i keni raport, marrëdhënien me Presidentin Duka?

Silvinjo: Shumë të mira me Federatën, me Presidentin Duka, gëzon respekt të madh nga ana ime…

Fevziu: Është njeri komod për ju? Apo është pak nervoz zakonisht?

Silvino: Jo, madje jam unë më shumë nervoz sesa ai.

Fevziu: Nuk besoj të keni fërkime…

Silvinjo: Jo aspak. Kemi një raport në respekt të ndërsjelltë, e respektoj si president pasi po bën një punë të shkëlqyer prej shumë kohësh, sigurisht në kontakt me mua, me stafin. Unë jetoj në Tiranë sepse këtu zhvillohesh, kupton.

Fevziu: Jeni një nga trajnerët e parë që jeton në Tiranë, ka një rezidencë. Si ndjeheni ju në Shqipëri?

SilvinjoShumë mirë, jam mësuar të jetoj këtu, të haj mirë, peshk të shijshëm, krudo, keni gatime të mrekullueshme…

FevziuA keni udhëtuar nëpër Shqipëri?

Silvinjo: Po!

Fevziu: E keni vizituar ndopak?

Silvinjo: Po! Kam shkuar të takoj, të vizitoj Presidentin në Dhërmi.

Fevziu: Ju pëlqeu?

Silvinjo: Shumë i bukur! Jashtëzakonisht!

FevziuPo familja juaj, a ka ardhur në Shqipëri?

SilvinjoIme shoqe gjithmonë.

Fevziu: A i pëlqen?

Silvinjo: Po, shumë, këtu jetohet shumë mirë, hahet mirë, jetohet mirë. Kultura, njerëzit që të respektojnë, këtu është shumë bukur.

/tvklan.al