Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Socialistët kanë protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, për mospranimin e kërkesës së kandidates socialiste për kryetare e bashkisë së Shkodrës Esmeralda Uruçi, për ripërsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e këtij qyteti. Avokati Përparim Sanxhaku, ka argumentuar me fakte këtë protestë.

Avokati Përparim Sanxhaku:- “Vërejtje të rëndësishme, thelbësore ishin se, në bashkinë e Shkodrës, në listën shumë emërore për të qenë anëtarë të këshillit bashkiak, ishte kryetari i komisionit të zgjedhjeve të qeverisjes vendore, zoti Aleks Dushi, si dhe kryetari i qendrës së votimit nr. 64, Ahmet Omi, në të njëjtën kohë ishte edhe kandidat në listën shumë emërore dhe që ka fituar për të qenë anëtar i këshillit bashkiak. Këto të meta bien në kundërshtim me nenin 38 pika 4 të ligjit për zgjedhjet për pushtetin lokal, gjykata nuk i vlerësoi të asaj mase që të përsëriste zgjedhjet në bashkinë e Shkodrës. Megjithatë ne vlerësojmë vendimin e gjykatës”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame