Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendsosur ndaj Hungarisë një gjobë prej 200 milionë eurosh për shkelje të rregullave të azilit. Si gjoba ashtu edhe tarifat shtesë do të zbriten nga pjesa e Bashkimit Evropian në buxhetin e Hungarisë, pjesë të të cilit tashmë janë ngrirë për shkak të problemeve të ngjashme ligjore të Budapestit.

Mosmarrëveshja filloi në dhjetor 2020 kur gjykata vendosi për herë të parë se Hungaria ka vendosur kufizime në procedurat e azilit. Autoritetet hungareze ishin akuzuar për ndalimin e paligjshëm të azilkërkuesve në zonat e tranzitit, duke shkelur të drejtën e tyre për të qëndruar teksa ata bënin kërkesat e tyre për azil.

Duke komentuar vendimin, kryeministri hungarez Viktor Orban e quajti atë të papranueshëm.

“Duket se emigrantët e paligjshëm janë më të rëndësishëm për burokratët e Brukselit sesa qytetarët e tyre evropianë,” u shpreh ai në rrjetet sociale. Ndërkohë, nëse Hungaria nuk paguan në kohë gjobën çdo ditë që vonohet kjo shumë do të shtohet me 1 mln euro të tjera.

Klan News