PSG është kthyer në këtë sezon në një makineri golash!

Pas fitores me poker kundër Le Havre në sfidën e parë të sezonit, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique shkatërroi Montpellier në “Parc de Prince”.

Në minutën e 4-t Barcola zhbllokoi ndeshjen. Asensio e dyfishoi rezultatin në minutën e 24-të. Në të 53’, Barcola realizoi rrjetën e tretë.

Shtatë minuta më pas ishte radha e Hakimit të festonte. Montpellier ishte inekzistene në fushë dhe 120 sekonda më pas pësoi golin e pestë nga Zaire-Emery.

Goleadën e mbylli Kang-in Li në minutën e 82 të lojës.

Parisienët kryesojnë kampionatin me pike të plota pas 2 javësh, ndërsa në total kanë shënuar 10 gola e kanë pësuar vetëm 1.

Klan News