Barcelona merr fitoren e dytë në La Liga. Blaugranat mposhtin Athletic Bilbao me rezultatin 2-1 në shtëpi. Lamin Yamal realizoi golin e parë në minutën e 24′ me një perlë nga jashtë zone. Në të 42′, Sancet u përgjigj duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Flick e shtoi presionin dhe gjeti golin e fitores në të 75′ me Lewandowskin, pas asistit të Pedrit. Deri në fund të sfidës, katalanasit mbyllen hapësirat dhe ruajtën avantazhin.

Sukses edhe për Osasunan në javën e dytë, që mundi minimalisht  Majorken e Vedat Muriqit. Vendosi goli i Ruben Garsias.

Tv Klan