Hailey dhe Justin Bieber janë bërë prindër për herë të parë.

Modelja e famshme dhe këngëtari kanadez lajmëruan ardhjen në jetë të djalit të tyre që e kanë quajtur Jack Blues përmes një postimi në Instagram.

Në foto duket këmba e foshnjes të mbështjellë me një batanije, e cila ka grumbulluar më shumë se tetë milionë pëlqime.

Hailey gjithashtu ndau postimin e Justin në Instagram Story, duke shtuar një arush pelushi dhe emoji me zemër blu.

Fansat uruan çiftin në Instagram. Nëna e Justinit, Petti Mallet, gjithashtu postoi urime për çiftin në X. “Të dua përgjithmonë baby Jack!!” ka shkruar Mallette.

Justin dhe gruaja e tij Hailey, zbuluan fillimisht publikisht se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku në Maj, duke postuar një video dhe një seri fotosh në Instagram në atë kohë.

Modelja 27-vjeçare amerikane dhe këngëtari i muzikës pop u martuan në një ceremoni sekrete në Nju Jork në vitin 2018.

Tv Klan