Shqipëria nuk është vetëm një destinacion i turistëve për të pushuar, por edhe një vend për të shijuar sfida dhe gara interesante.

Për herë të parë, Tirana është zgjedhur si qyteti që do të jetë finishi i një gare të udhëtarëve që u pëlqejnë sfidat, dhe janë bërë pjesë e garës duke udhëtuar nga shumë vende të Europës vetëm duke përdorur transportin publik.

Më shumë detaje për këtë sfidë jep Petrit Picaku, i cili operon prej disa vitesh në tregun e turizmit në Shqipëri dhe ka bashkëpunim me një nga agjencitë më të mëdha turistike të Britanisë së Madhe, të cilët organizojnë këtë garë trans-europiane. Organizatorët thonë se pjesë e kësaj gare janë udhëtarët e të gjitha moshave, por edhe familje.

Më të shpejtë do të fitojnë çmime në para. Ekziston gjithashtu një çmim për udhëtarin që shpenzon më pak në udhëtimin e tij. Dhe një çmim tjetër është për pjesëmarrësin që viziton më shumë vende. Për këtë event, përdorim shtetet anëtare të OKB-së plus Kosova dhe qyteti i Vatikanit.

Kësaj gare i kanë bërë jehonë edhe dy gazetat më të mëdha britanike. “The Times” dhe “The Independent”, të cilat kanë ndjekur edhe rrugëtimin e pjesëmarrësve në këtë garë, të cilët po udhëtojnë drejt Tiranës.

Sipas Picakut synimi është që ky tur të kthehet i përvitshëm dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë të bëhen pjesë e itinerarit.

Garuesit nga 16 vende të ndryshme kanë deri në një javë për të arritur në Tiranë, një distancë e drejtpërdrejtë prej 1900 kilometrash nga Londra. Pritja e tyre në Tiranë këtë fundjavë do të bëhen në një nga lokalet në zonën e pedonales “Murat Toptan”, dhe do të organizohet në formën e një koncerti.

Klan News