Manchester United pësoi humbjen e parë të sezonit në transfertë kundër Brighton. “Djajtë e kuq” u mposhtën me rezultatin 2-1, me ‘pulëbardhat’ që realizuan në kohën shesë. Nisje perfekte për skuadrën e drejtuar nga Fabian Hurzeler, që ka 6 pikë të plota. Pas 31 minutash lojë, Uelbek kaloi në avantazh vendasit.

U desh 1 orë lojë që “Djajtë e kuq” të gjenin golin e barazimit me Dialo. 10 minuta më pas, VAR anuloi një gol për miqtë, me Zirkzee që preku gjuajtjen e Garnaços. Befasia për “Djajtë e kuq” erdhi në minutën e 95, kur Zhoao Pedro realizoi golin e fitores për Brighton. Trajnerin Erik ten Hag kjo humbje e mërzit për mënyrën se si skuadra e tij luajti.

“Shumë zhgënjyese! Sidomos kur për pjesën më të madhe ti e ke kontrollin. Ne po e kontrollonim lojën me zotërimin e topit, po i bënim gjërat mirë dhe më pas lejuam dy gola të panevojshëm. Gabime që duhet të ishin shmangur!”

Trajneri Ten Hag la në tribunë Sançon, me sulmuesin e krahut që nuk bën pjesë në planet e teknikut holandez.

Klan News