Këngëtari grek me famë botërore, Kostandinos Argiros, një prej më të preferuarve edhe nga shqiptarët, u rikthye të premten në Tiranë.

Ai mbajti një koncert në arenën e Spectapolis në ambientet e Stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet, bashkë me orkestrën e tij që e ndjek kudo.

Ai ka sjellë për publikun kryeqytetas dhe jo vetëm këngët më të bukura të repertorit të tij, të njohura gjerësisht në vendin tonë. 

Këngëtari i disa hiteve, nuk do ta mbyllë me kaq turin e tij në Shqipëri.

Mbrëmja e sotme do të kulmojë me një performancë spektakolare edhe në lokalin e njohur, Sin në Green Coast.

Një surprizë nga Sin për pushuesit që kanë zgjedhur të kalojnë në këtë resort pushimet e verës, por jo vetëm.

Mundësinë për ta ndjekur Konstandinos Argiros në Sin Green Coast do ta kenë të gjithë ata që duan të dëgjojnë live repertorin e tij të pasur.

I njohur si një nga këngëtarët më të suksesshëm grek të gjeneratës së tij, Kostandinos Argiros vjen për herë të dytë në Shqipëri, pas koncertit që ai mbajti në Janar të viti 2023 ne Tirane, i cili u ndoq nga një publik i gjerë.

Tv Klan