Kupa e Federatës në basketboll ngjyroset me ngjyrat bardheblu. Skuadra e Tiranës ia doli të triumfojë në finalen e madhe në të dy kategoritë, si tek vajzat ashtu edhe tek meshkuj për ta nisur me trofe sezonin 2024-2025.

Nën drejtimin e Mirza Alibegaj, Tirana e vajzave theu 84-63 Flamurtarin. Dominim i jashtëzakonshëm i skuadrës kryeqytetase për të merituar titullin kampion. Të kënaqura për këtë sukses u shfaqen protagonistët bardheblu.

Finale e luftuar për koshin e meshkujve. Tirana e teknikut Erkand Karaj ia doli të fitojë vetëm pas kohës shtesë ndaj Besëlidhjes. 77-77 ishin shifrat e kohës së rregullt, ndërsa në shtesë, bardheblutë shënuan dy pikë më shumë për të merituar fitoren me rezultatin e përgjithshëm 88-86.

Klan News