Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kur bëhen punime të rëndomta në një rrugë, firma duhet që ndër të tjera të marrë dhe leje nga Telekomi. Kjo bëhet se nën asfalt ndodhen kabllot e telefonave, por në Korridorin e 8-të, këputjet e fillit kanë ndodhur disa herë. Rasti më i fundit, ndodhi në Elbasan, pranë Peqinit.

Firma turke Behase, preu linjën kombëtare duke lënë në heshtje gjysmën e Shqipërisë. Në 8 orët e blackout-it telefonik, vetëm filiali i Peqinit humbi 3.4 milion lekë. Këto incidente nuk janë dëmshpërblyer nga firma ndërtuese. Problemi më i madh është se dëmtim pas dëmtimi, rrjeti ka mundësi të dalë jashtë përdorimit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori