Lajme Arkiva 2003

Punimet në bulevardin “Bajram Curri” në aksin nga ura e rrugës së Elbasanit deri te ura pranë agjencisë telegrafike shqiptare janë drejt përfundimit.

Sipas drejtorisë së punëve publike në Bashkinë e Tiranës prej ditësh ky aks qëndron i bllokuar për kalimin e automjeteve për arsye të shtrimit të rrugës me asfalt.

Specialistët thonë se bllokimi i rrugës për disa ditë ka qenë i nevojshëm për shkak të cilësisë së punimeve dhe dëmtimit që mund të pësonte asfaltimi pasi trafiku në këtë zonë është mjaft i rënduar.

Punimet në fazën përfundimtare kanë përfshirë 450 metra linear asfaltim dhe trotuare ndërkohë që do të punohet ende me ndriçimin publik. Krejt ky aks i bulevardit “Bajram Curri” është 1 kilometër për të cilin është planifikuar një fond prej 75 milion lekësh nga të ardhurat e bashkisë./tvklan.al