Mungesa e një vendi pune, braktisja nga familja dhe nevoja për para ka bërë që disa vajza të zgjedhin rrugën e prostitucionit. Edhe pse ligjet e shtetit shqiptarë  e dënojnë këtë akt, përsëri ky fenomen ekziston. Një nga punonjëset e sekset, identitetin e së cilës ne nuk mund ta zbulojmë, pranon të jap një intervistë për televizionin Klan, ku tregon se nevoja për të mbijetoj ajo së bashku me 2 fëmijët e saj të mitur e ka detyruar këtë 28-vjeçare të prostituojë në rrugët e kryeqytetit.

Brunilda Cami: Sa kohë keni që prostituoni në rrugë?

“Kam 5 vjet si punoj, kam 2 fëmijë nëpër rrugë edhe u detyrova të dilsha”.

Brunilda Cami: Në zonën ku ju qëndroni për të pritur klientët tuaj, a ka vajza të tjera?

“Ka mbi moshën 14-vjeçe deri tek 55-56-vjeçe”.

Brunilda Cami: Cila është mosha e klientëve përgjithësisht dhe çfarë statusi kanë ato?

“Janë çunat e vegjël këto minorenët, minorenët e vegjël nga mosha 18-vjeç e lart”.

Brunilda Cami: A kryeni ju kontrolle mjekësore për të ditur nëse keni marrë ndonjë sëmundje, keni ndonjë sëmundje?

“Vallahi unë nuk e di, se unë jam e pa shpi dhe nuk dimë. Ka raste punoj me prezervativ, ka raste që s’punoj pa prezervativ, ka raste dhe nuk e di a kam, a s’kam. Se di vetveten”.

Por kjo nuk është e vetmja, në Tiranë numërohen rreth 50 gra të moshës nga 14 deri në 50-vjeç të cilat ushtrojnë prostitucion në rrugët e kryeqytetit.

Genci Muçollari: “Punonjëset e seksit janë… pësojnë një dhunë shumë të madhe e para dhunë nga policia, dhunë nga klientët. Punojnë në kushte shumë të vështira duke filluar që nga higjiena, nuk kanë mundësi për të bërë një analizë ose një testim për sëmundje seksualisht të transmetueshme, nuk kanë një qendër meqë ligji i dënon nga 5 deri në 15 vjet. Prostitucioni ekziston si këtu edhe në vendet fqinjë. Ndoshta hapi i parë do të ishte që këto të mos penalizoheshin, penalizmi po them dmth të mos quheshin krim puna e seksit”.

Në të shumtën e rasteve nuk dihet nëse këto gra janë mbartëse të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, pasi  punojnë në ilegalitet, sepse kodi penal i shtetit shqiptar i dënon ato deri në 15 vjet heqje liri për ushtrim prostitucioni, ndaj dhe lind pyetja. A duhet të legalizohet prostitucioni?./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami, Eno Luarasi