Lajme Arkiva 2004

Punonjësit e hekurudhave vendosin të ndërpresin grevën pas 23 ditësh. Ministri i Transporteve Spartak Poçi ka premtuar se do të gjejë rrugët e zgjidhjes për kërkesat e tyre.

Grevistët kërkojnë që hekurudhat të mos menaxhohen më si shoqëri aksionere e cila për 3 vjet radhazi ka rezultuar me humbje pa mundur të financojë rritje pagash apo shpërblimet e parashikuara edhe në kodin e punës.

Grevist: Duke qenë SH.A. ne ishim të privuar nga rritja e pagave që gëzonin të gjitha ndërmarrjet buxhetore, shpërblimi i fundit i vitit dhe aq më keq sepse hekurudha shqiptare nuk ka dalë me fitim. Propozimi  jonë fillestar ishte kalimi i hekurudhës shqiptare nga SH.A. në shtetërore, pasi tre vjet stazh i shoqërisë aksionere ajo nuk dha asnjë rezultat, përkundrazi tregoi që shkoi mbrapa.

Që nesër hekurudhat  do të nisin nga punët, ndërkohë që Ministria e Transporteve thotë se greva  ka shkaktuar një humbje prej 300 milionë lekësh./tvklan.al