Në ditën e dytë të grevës punonjësit e Kombinatit Mekanik të Poliçanit janë takuar me drejtorin e drejtorisë ekonomike dhe të privatizimit në Ministrinë e Mbrojtjes Arben Dervishi si dhe me drejtorin e kombinatit Nesim Alushani. Pas këtij takimi ata u kanë komunikuar punonjsve se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga drejtusi dhe më pas kanë theksuar se greva do të përshkallzohej.
“ Kërkojmë pagesat nga një janari deri në pesëmbëdhjetë mars të paguara nga komibnati. Pika e dytë, për punonjsit, për punonjsit që përfitojnë pagesë të veçantë nga ligji dhe janë në marrdhënie pune duhet të ndërpresin menjhëerë marrdhëniet e punës se janë marrë njerzit më të priviligjuar, njerzit e konfedertës dhe njerzit që kanë qënë më afër, më afër drejtorisë dhe më afër ministrisë.”
Nga ana e tij drejtori i drejtorisë ekonomike dhe privatizimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes Arben Dervishi ka thënë se ligji për trajtimin e punonjsve të Poliçanit ka kaluar tre muaj me vones në parlament dhe kto pasoja puntorët duhet t’i pranojnë.
Arben Dervishi: “Për shkak të zhvillimeve që ju i kini ndjekur të gjithë që nga fundi i nëndorit deri në mezin e janarit që filloi senacë e re e parlamentit, është bërë vetëm një senacë që është miratuar buxheti.”
Pasdite është kryer dhe një takim me kryetarin e bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, por edhe pas ktij takimi grevistët nuk kanë dalë të kënaqur duke kërkuar që të takohen me ministrin e mbrojtjes Pandeli Majko. /tvklan.al