Pas plot 24 vitesh Vladimir Putin viziton Korenë e Veriut. Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi mes dy vendeve për të tejkaluar sanksionet e  vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, rrugët ishin dekoruar me portrete të presidentit Putin dhe me flamuj rus. Në rrugë ishte vendosur një banderolë në të cilën shkruhej: “E mirëpresim ngrohtësisht Presidentin e Federatës Ruse”.

Kreu i Kremlinit është shprehur për mediat koreane se e vlerëson mbështetjen e Koresë së Veriut për  luftën në Ukrainë. Putin tha gjithashtu se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zhvillojnë sisteme tregtare dhe pagesash që nuk kontrollohen nga Perëndimi dhe së bashku do të kundërshtojnë sanksionet kundër vendeve, të cilat ai i përshkroi si kufizime të paligjshme dhe të njëanshme.

Bashkëpunimi ushtarak, ekonomik dhe në fusha të tjera ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë është rritur dukshëm që kur Kim vizitoi Rusinë në Shtator për të takuar Putin, takimi i tyre i parë që nga viti 2019.

Zyrtarët amerikanë dhe të Koresë së Jugut janë të shqetësuar për thellimin e marrëdhënies së tyre. Ata akuzojnë Korenë e Veriut se po furnizon Rusinë me artileri, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake, duke e ndihmuar të zgjasë luftën në Ukrainë, me gjasë në këmbim të ndihmës dhe teknologjisë ushtarake.

Klan News