Hapja e trregjeve duhet të shoqërohet me politika mbështetëse për prodhimin vëndase. Ky është qëndrimi i biznesit përballë objektivave për liberalizim të trregjeve për shkak të integrimit.

Luan Bregasi: “Se marrëveshjet e tregtisë së lirë të vëndit tonë me vëndet e tjera të rajonit duhet të shoqërohen me paketa dhe politika inkurajuese. Duhet të mirëorjentohemi, të kthejmë fytyrën nga prodhimi vëndas, nga industrialistët, nga fermerët, nga ndërtuesit, dhe nga ndërmarrjet e tjera të prodhimit vendas, të mëdhenj, të vegjël apo të mesëm qofshin ato”.

Po negocjojnë për një perudhë 9 vjeçare të hapjes së trregjeve, deklarojë Ministria e Integrimit Ermelinda Meksi.

Ermelinda Meksi: “Ne jemi duke negociur për një periudhë tranzitore prej 6 vjetësh, periudhë prej të cilës këto degë të brishta të ekonomisë do të mund të përgatiten dhe të rimëkëmben për ti bërë ballë këtyre forcave presuse të një trregu unik europian”.

Prodhuesit vendas insistojnë se prodhimet e tyre janë në rrezik falimenti nga konkurenca e importeve më të lira.

“Këto shoqëri prodhuese do të shkojnë drejtë falimentimit, dhe ne nuk jemi kundra integrimit, por mendoj se kjo do kohë që të bëhet, ashtu si shumë vënde të tjera si Rumania, Bullgaria, Kroacia u është dashur kohë që ato të kalojnë. Mund t’ju themë që Rumania është në Komitetin Europian dhe taksën e birrës e ka rreth 270%, domethënë e ka mborjtur këtë gjë”./tvklan.al