Qeveria gjermane ka financuar asistencë teknike të bankierëve dhe financierëve të rinj për 4 vende ballkanike në kuadër te paktit të stabiliteti për evropën juglindore. Shqipëria ka përfituar nga asistenca gjermane mes Bosnje Hercegovinës, Serbisë dhe Maqedonisë . Insituti i studimeve dhe asistencës bankare me president Ardian Fullanin prezantuan palën shqiptare në seminarin e mbajtur në Herceknovi të Malit të Zi. Sipas Fullanit eksperienca është e vlefshme për të gjithë ekonominë , por në veçanti për sistemin bankar dhe financiar, sektor këto që kërkojnë sipas tij punonjës të specializuar që ti përshtaten sfidave të kohëve modernë të zhvillimit. Në tre vjet të aplikimit të projekteve gjermane kanë përfituar 330 bankier dhe financier të rinj kryesisht në fushën e menaxhimit dhe përgatitjes në fushën e sistemit bankar . Drejtues gjerman të paktit të stabilitetit konfirmuan se financimet do të vijojnë për rritjen profesionale të bankierëve të rinj edhe në vitet e ardhshme./tvklan.al