Mbreti Charles i ka kërkoi udhëheqësit laburist Keir Starmer të formojë një qeveri të re, njoftoi pallati Buckingham në një deklaratë të premten, moment që shënon fillimin zyrtarisht të qeverisjes laburiste pasi mundën në zgjedhje konservatorët që e mbajtën pushtetin për 14 vjet.

Ty dy u fotografuan duke shtrënguar duart dhe duke folur gjatë takimit në pallatin Buckingham. Më parë me monarkun u takua kryeministri në largim Rishi Sunak.

Më vonë, Kryeministri i sapozgjedhur, Keir Starmer, mbajti fjalimin e parë jashtë selisë që qeveris, Downing Street. Ai u prit nga një turmë e madhe mbështetësish.

Keir Starmer, kryeministër i zgjedhur i Britanisë: Sapo u kthyera nga Pallati Buckingham, ku pranova ftesën e Madhërisë së tij, për të formuar qeverinë e ardhshme të këtij kombi të madh. Po ju them drejtpërdrejt, qeveria ime do t’ju shërbejë. Tani e tutje, ju keni një qeveri të pa ngarkesa të doktrinave, të udhëhequr vetëm nga vendosmëria për t’iu shërbyer interesave tuaja, për të sfiduar në heshtje ata që e kanë shkatërruar  vendin tonë.

Starmer falënderoi gjithashtu kryeministrin në largim, Rishi Sunak, duke pranuar “arritjen” e tij personale si kryeministri i parë britanik me origjinë aziatike.

Rezultati i laburistëve është i jashtëzakonshëm, pas numërimit të votave ata sigurojnë 412 vende në Parlament, mazhoranca më e madhe që nga fitorja e famshme e Tony Blair-it në vitin 1997. Ndërsa konservatorët e Rishi Sunakut arritën që të merrnin vetëm 174 vende në Parlament.

Klan News