Kryetari i përkohshëm i Himarës i zgjedhur në Këshillin Bashkiak, Arqile Bollano thotë se ka shumë qytetarë që insistojnë që të votojnë me karta identiteti të skaduara.

Për të zgjidhur këtë ngërç, Bollano shprehet se kanë lajmëruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Megjithatë, ai deklaron se ligji e thotë qartë që nuk lejohet askush të votojë nëse mjeti i identifikimit, qoftë karta apo pasaporta, i ka skaduar.

Arqile Bollano, kryetar i përkohshëm i zgjedhur në Këshillin Bashkiak: Mesa vumë re, këtu ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë të votojnë me kartë në një moment që ligji nuk e lejon. Nga kjo çështje është krijuar një konfuzion dhe kemi lajmëruar KQZ që të vijë për të zgjidhur këtë ngërç. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojë asnjë person dhe pasaporta duhet të mos ketë skaduar.


/tvklan.al