Lajme Arkiva 2004

Në mbështetje të protestës së opozitës “Nano ik” dhe qytetarët shkodran janë organizuar qysh në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë.

Nisja e autobusëve është bërë pranë selisë së Partisë Demokratike të këtij rrethi. Ata që morën pjesë në protestën e Tiranës ju përgjigjën kështu pyetjes  se personat  do të marrin  pjesë në lëvizjen “Nano ik”:

“Për varfninë, për papunësinë, për mungesën e energjisë, për mungesën e infrastrukturës, për mjerimin që përditë e më shumë po e zapton Shkodrën tonë”.

Mësohet se në dalje të qytetit të Shkodrës autobusët e nisur drejt Tiranës janë kontrolluar nga policia.

Kontrolli  i ka përfshirë njerëzit pasagjerë si dhe automjetin, më pas autobusët kanë vazhduar rrugën drejt Tiranës edhe qindra simpatizantë të Partisë Demokratike në Elbasan kanë marshuar sot drejt Durrësit për të arritur në Tiranë.

Që herët në mëngjes janë nisur katër autobusët e parë në drejtim të Durrësit, ndërkohë që janë shfrytëzuar dhe makina të vogla  dhe makina taksi.

Kryetari i Partisë Demokratike për Elbasanin Aurel Bylykbashi pohoi se në bashkëpunim edhe me drejtuesit e partive të djathta në rreth kanë organizuar punën për nisjen e simpatizantëve drejt Tiranës.

Aurel Bylykbashi: Qytetarë të Elbasanit na janë përgjigjur dhe ne u kemi vënë në dispozicion autobusët dhe vetë do të jemi në krye të autokolonës për t’i shoqëruar drejt Tiranës. Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund lëvizjen “Nano ik”./tvklan.al