Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në këtë vend, në qendër të qytetit të Fierit, dikur ka qenë një kënd lojërash, por kësaj toke i doli i zoti dhe kështu në këtë qytet nuk ka asnjë kënd lojërash ku mund të luajnë fëmijët. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sheshet e tjera të lodrave dhe tani në vend të tyre shikon pallate dhe shtëpi.

Ndërkohë ka pasur propozime nga fondacione të huaja për ndërtime të këndeve të lojërave, por fatkeqësisht përpara kësaj dashamirësie të tyre qëndrojnë pronarët. E vetmja zgjidhje është vetëm një minipark privat, ku fëmijët fierak mund të luajnë, por popullsia e qytetit të Fierit ka arritur në 100 mijë banorë./tvklan.al