Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka bashkëbiseduar me banorët e Gurit të Bardhë dhe Fushë-Bulqizës në rrethin e Dibrës. Papunësia dhe pamundësia ekonomike, mungesa e prodhimeve bujqësore apo një arsim jo i denjë ishin në qendër të bashkëbisedimit që kreu i selisë rozë pati me banorë të këtyre zonave.

Edi Rama: “Lërini flamujt e partive, lërini ndasitë jo ne socialistët, jo ju demokratët. Merruni të gjithë së bashku me detyrën që kemi. T’i krijojmë këtyre fëmijëve kushte më të mira, t’i krijojmë këtyre fëmijëve mundësinë që të rriten normalisht dhe nesër mos të jenë të detyrumë të marrin arratinë”.

Dialogu me shqiptarët gjatë këtij muaji është përqendruar tek problemet e fshatit, edhe në këto anë çmimet e larta i produkteve bujqësore ishin problemet që ngritën banorët. Rama u shpreh se i gjithë dialogu shërben pikërisht për t’i identifikuar problemet dhe rrugëdaljet të cilat më pas do të shkruhen në programin final të PS./tvklan.al

Gazetari: Edian Gjoni