Uragani Francine goditi jugun e Luizianës duke sjellë shira të dendur dhe erëra të forta. Uragani shkaktoi përmbytje të mëdha, duke lënë shumë rrugë të pakalueshme dhe mijëra pa energji elektrike.

Shërbimet e urgjencës paralajmëruan banorët të qëndrojnë të strehuar, ndërsa autoritetet vazhdojnë vlerësimin e dëmeve materiale. Stuhia shkaktoi përmbytje të mëdha dhe duke lënë shumë rrugë të pakalueshme.

Guvernatori i Luizianës, tha se Garda Kombëtare do të gjendet pranë të prekurve me ushqim dhe ujë ndërsa në gatishmëri janë edhe 50 helikopterë për t’iu përgjigjur operacioneve të mundshme të kërkim-shpëtimit.

Uragani pritet të dobësohet të lëvizë drejt Misisipit. Pritet që të ketë shira dhe rrjedhimisht përmbytje të mundshme në Jackson, Birmingham, Alabama; Memphis, Tenesi dhe Atlanta. Por teksa uragani goditi Luizianën në jug të Kalifornisë zjarrfikësit vijojnë betejën e tyre me zjarret.

Deri më tani nuk ka patur asnjë viktimë, por të paktën dhjetëra persona, kryesisht zjarrfikës kanë marrë ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të marra. Autoritetet iu lutën njerëzve që të largoheshin nga shtëpitë e tyre ndërsa urdhra të reja evakuimi janë lëshuar.

Klan News