“Marrëdhëniet në Ballkan, asnjëherë më të mira”

Për Kryeministrin Edi Rama, Shqipëria i ka bërë detyrat e saja karshi procesit të integrimit dhe se hapja e procesit të negociatave nuk është më në dorën e saj. Gjatë një interviste të dhënë për Corriere Della Sera, ai thotë se ky proces prej vitesh është bërë viktimë i populizmave në BE, ashtu siç është edhe rasti i vetos bullgare, e cila sipas tij po mban peng negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është një moment i vështirë, pasi kriza e refugjatëve e vitit 2015 shpërtheu një valë populiste, viktima e parë e së cilës ishte procesi i zgjerimit të BE-së. Frika nuk është kurrë një këshilltare e mirë. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë. Tani fillimi i negociatave varet nga Bullgaria dhe nga efektiviteti i shtytjes së brendshme të vendeve të tjera. Por, nuk bëhet fjalë për jetë apo vdekje”

Ai flet edhe për marrëdhëniet në Ballkan, për të cilat thotë se nuk kanë qenë asnjëherë më të mira.

“Asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, sigurisht që ka probleme si ai i njohjes së Kosovës nga Serbia, por mendoj se mund të ndërtojmë një rrugë të përbashkët. Pastaj varet nga ne nëse do të kemi sukses apo nëse duam të biem në kurthet e së kaluarës”.

Gjatë intervistës për gazetën italiane, ai theksoi gjithashtu nevojën për përshpjetimin e çështjes së njohjes reciproke të pensioneve për qytetarët e të dyja vendeve.

Tv Klan