Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen në sheshin pranë “Ushtarit të Panjohur”. Gjatë inspektimit kryetari i bashkisë theksoi, se sheshi do të bëhet shumë funksional pasi do të krijohen mjedise publike për qytetarët.

Edi Rama: “Me këtë filozofi të rikualifikimit urban, ne do të vazhdojmë të krijojmë sheshe të tilla edhe në të gjitha njësitë e kryeqytetit, duke ecur në drejtim të qytetit me shumë qendra.”

Projekti i rrugës është hartuar duke u bazuar në projektin francez të Qendrës së Tiranës. Trafiku në këtë rrugë do të lëvizë në një sens, në atë anti-orar. Kryebashkiaku Rama vijon dëgjesat publike në komunitetin e kryeqytetit në kuadër të nismës “Thuaj fjalën tënde”. Kësaj radhe Rama ka biseduar me banorët e njësisë bashkiake numër 4.

Edi Rama: “Jemi në një proces jo vetëm transformimi infrastrukturorë dhe fizik të kryeqytetit po dhe një proces transformimi demokratik në sensin e zgjerimit të bazës së vendimmarrjes për shpenzimin e të gjitha atyre të ardhurave që janë kontribute të qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës.”

Më tej Rama shtoi, se dëgjesat që janë të arat në historinë e kryeqytetit, kanë vënë gurin e themelit për zgjerimin e demokracisë dhe bazën e vendimmarrjes në kryeqytet./tvklan.al