Kryeministri Edi Rama thotë  se rezultatet e Planit Kombëtar të Pastrimit për një vit janë mbresëlënëse.  Ai shpreh mirënjohjen për punonjësit dhe vullnetarët. Po ashtu, shton se puna do të vijojë edhe përgjatë vitit tjetër.

“Mbresëlënëse rezultatet e një viti të Planit Kombëtar të Pastrimit, luftë e mirëfilltë me mbetjet në territor, të trashëguara prej dekadash. Mirënjohje për të gjithë punonjësit dhe vullnetarët që na u bashkuan përgjatë këtyre 12 muajve në gjithë qarqet e vendit, ku puna sigurisht do të vijojë përmes një grafiku të mirëpërcaktuar edhe në dhjetor dhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm”, shkruan Rama.

Postimin e tij, kreu i qeverisë e shoqëron me të dhëna nga pastrimi në qarqet Elbasan, Shkodër dhe Berat./tvklan.al